Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
1. Dashi
Këtë javë ju do luani kundër vetes suaj. Mundohuni të mos lejoni që zhgënjimi të marrë rrugën e një suksesi të mundshëm. Gjithashtu, duhet të keni kujdes nga vendimet e shpejta, merrni kohën e duhur.
2. Demi
Për të arritur në fund të asaj që keni dashur gjithmonë, ju duhet të shikoni veprimet tuaja. Keni kaluar nëpër një proces ndryshimi. Ju po evoluoni. Këtë javë, duhet të bëheni të qartë për nevojat e tuaja të reja.
3. Binjakët
Ju jeni të njohur për diplomacinë tuaj. Këtë javë është koha për të rritur aftësitë tuaja. Ndërsa Marsi ndryshon te shenja juaj, ai ju jep besimin për të qëndruar në një pozicion mbrojtjeje. Ju nuk keni nevojë të argumentoni me askënd.
4. Gaforrja
Diçka që dëshironi prej kohësh do mbetet pa u realizuar. Pa marrë parasysh se çfarë bëni, thjesht nuk do të funksionojë. Do të ishte e lehtë të vendosni ëndrrën tuaj në kutinë e gjërave që nuk realizohen. Me siguri është më mirë ta bëni këtë, sesa të përballeni me zhgënjimin.
5. Luani
Për fat të mirë, qartësia është në rrugën e saj. Pas ndryshimit të shenjave dhe lidhjen me Jupiterin, do t’ju lejojë të arrini në një situatë të qartë dhe vendimtare. Mos lejoni që vështirësitë të dominojnë këtë javë.
6. Virgjëresha
Imagjinoni sikur jeni me makinë duke bërë një udhëtim të gjatë. Në pjesën më të madhe të rrugës, ju do ecni mjaft mirë. Përfundimisht, ju duhet të merrni rrugët më të ngushta periferike. Në jetën tuaj diçka thelbësore ka ndryshuar. Përcaktoni mirë idetë tuaja.
7. Peshorja
Është e lehtë të nënvlerësosh një avantazh dhe të ekzagjerosh një vështirësi. Treguesi kozmik këtë javë tregon që ju jeni në një pozitë të mirë. Nëse mund t’i lini shqetësimet në njërën anë, mund të përfitoni nga një marrëveshje shumë e mirë.
8. Akrepi
Dielli do të hyjë shpejt te Akrepi. Planet personale do rezultojnë shumë mirë. Sidoqoftë, kur Marsi ndryshon shenjat, do të kuptoni se çfarë duhet të bëni për të dominuar me energji pozitive. Me lidhjen Diell-Jupiter, mund të ndiheni si macja që merr atë që do.
9. Shigjetari
Kur përpiqeni t’i mbani fort gjërat që doni, e shpejtoni normën e ndryshimit. Këtë javë, ju duhet të gjeni forcën dhe guximin për të ndjekur idealet tuaja përfundimtare. Kur diçka duket e padrejtë, duhet të jeni të fuqizuar. Duke luftuar me zemër të hapur, do siguroni një triumf.
10. Bricjapi
Bota do të ishte më e mirë nëse nuk do ndiheshim të irrituar nga njerëzit të tjerë. Imagjinoni sa harmoni do kishit në jetën tuaj. Jeni në një situatë e cila po ju merr kohën dhe enrgjinë tuaj. Nëse do ndryshoni qëndrim, java juaj do t’ju habisë në mënyrën më të mirë.
11. Ujori
Dikush gjihtmonë është gati për të kritikuar. Pa marrë parasysh se çfarë bëni ju, ose si po e bëni, ka një zë që sugjeron. Le të jetë motivimi juaj, ai që do fitojë në fund. Besoni te njohuritë tuaja.
12. Peshqit
Në botë, problemet do jenë gjithmonë të pranishme. Gjithashtu, janë vetëm pjesë e zhvillimeve normale të jetës. Këtë javë do ndiheni nën presion për të treguar atë që ndjeni. Kjo është një mënyrë e sigurtë për të theksuar pasiguritë tuaja.
Diskutime rreth kësaj post