Pas më shumë se dy vitesh në rolin e drejtueses së “Pasdite në Top Channel”, moderatorja Jonida Shehu duket se ka braktisur emisionin.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Panorama Plus’ që gjithashtu, ka mësuar se Shehu është larguar që të premten dhe nuk ka më ndërmend të rikthehet në Top Channel.
“Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”, ka thënë moderatorja e famshme, duke mos dhënë shpjegime të tjera për largimin e saj nga emisioni.
Megjithatë me fjalët e saj ajo ka ngritur dyshime se pas këtij vendimi qëndron një konflikt i mundshëm.
Një gjë e tillë do të thotë se ditën e sotme në ‘Pasdite në Top Channel’ mund të ketë një tjetër moderatore.
Diskutime rreth kësaj post