Ministri Damian Gjiknuri i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzonte për lidhje me Habilajt.
Gjiknuri thotë se shpifësi dixhital po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të qarkut të Vlorës.
“A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta.
Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës” shprehet ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruante sot se ministri Damian Gjiknuri është filmuar duke i dhënë para Habilajt për të blerë votat.
Diskutime rreth kësaj post