Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Një 57-vjeçar në fshatin Mollas ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u aksidentua me traktorin e tij.
Teksa drejtonte këtë mjet, pa targa me karroceri të ngarkuar me dru zjarri, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
57-vjeçari B.M. nuk mundi t’i bënte ballë incidentit dhe ka vdekur në vend.
“Në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas, në vendin e quajtur “Kodra e Madhe” shtetasi B.M., 57 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtuar mjetin e tij traktor. Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme vetë drejtuesi i mjetit,” shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post