Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar të PS, ku po flet mbi çështjen e deputetit Saimir Tahiri, lidhur me kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai do paraqesë votën e socialistëve për Tahirin në seancën e të mërkurës.
“Pas prindërve të tij, unë jam ai që dua të besoj në pafajësine e Tahirit. Tahiri ishte njeriu i parë që hyri në seli pas meje. U paraqit përmes një emali ku me dha disa ide për reformin e PS. Për meritat e tij në punë u zgjodh edhe ministër i brendshëm. Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve. Nuk kam folur me asnjë drejtor policie as shef komisariati në telefon gjatë 4 viteve. Nuk kam lejuar që Tahiri të vihej në pozitë nga kolegë deputetë apo ministrash për gjoba.
Polici kishte imazh qesharak. Tahiri ishte ministri më jetëgjatë në detyrë, jo se ishte i afërt me mua si njeri, por sepse të gjithë deputetët e PS i dhanë besim të jashtëzakonshëm. Nuk ia kursyem mbështetjen për të drejtuar ministrinë e brendshme, si drejtuesi i pakontestuar nga ne.
A është i pafajshëm Tahiri? Këtë nuk mund ta thëm unë, as si i pafajshëm as si i fajshëm. Mendimi im i sinqertë për Tahirin. Tahiri nuk ishte njëri nga ministrat dje, por më popullori tek shumica dhe më i urryeri në sy të partisë. Me sukseset më të duartrokitura dhe më i urryeri.
I jam gjendur pranë Tahirit për të mbrojtur punën e tij të palodhur. Sot Tahiri nuk është më ministër, por viktimë e një sulmi të papërmbajtur. Sot shihem si njeriu i tij më i afërt i një historie 4-vjeçare betejash reale, mes akuzash të paimagjinueshme. Prandaj nuk mund të mjaftohem me një fjalim rasti mbi parimet e së drejtës. Uroj që Tahiri të mos jetë pishmani im politik. Dua të flas për të vërtetën timë për pyetjen a është i pafajshëm Tahiri.
Kjo pyetje më duket e tepërt. Shumë presin që t’i bashkohem Tahirit kundër prokurorëve e gjykatësve të veshur si deputetë.
Ndaj Tahirit, gjyq politik farsë nga amatorë inatçinj
Gjyqi ndaj Tahirit, kopje surrogato e një gjyqi politik
Do të zhgënjesha nëse Tahiri nuk do ishte ai që njoh. Kam bërë avokatin e Tahirit për 4 vjet, pa ma kërkuar ai.
Detyra jonë si avokatë të Tahirit, ka përfunduar ditën që Tahiri pajtoi avokatë. PS në këshillin e mandateve zbatoi ligjin. Kjo parti nuk do bëhet mburojë e askujt kundër drejtësisë, por në emër të drejtësisë nuk do lejojmë të griset kushtetuta.
Drejtësi deri në fund, por jo arbitraritet. Ku u gjet ky zell i një prokurorie që nuk ka ngritur gishtin për mijëra denoncime publike. Kjo prokurori nuk e lëvizi kurrë asnjërin gisht. Me 4 fletë bakalli kërkohet arrestimi i një deputeti. Prokuroria e krimeve bilanc memec për disa vite.
Kemi prova thonë, por nuk i nxjerrin se nuk duan t’i shohë populli. Tre prokurorët e ulen institucionin e tyre në nivelin më të ulët. 4 fletë bakalli nuk justifikojnë faturën arrest me burg për një deputet. Uroj që prokurorët të mbyllin komunikimet me nxitësit e asaj farse.
Diskutime rreth kësaj post