Presidenti turk Recep Tayip Erdogan deklaroi të shtunën se nuk mund t’i konsiderojë Shtetet e Bashkuara një “vend të civilizuar” pas urdhër-arresteve të lëshuara për truprojat personale lidhur me ngjarjen e ndodhur në maj gjatë vizitës së tij.
“Nëse Amerika lëshon urdhër-arreste për 13 truprojat e mi në një vend ku më kishin ftuar, atëherë më falni por unë nuk mund ta quaj atë një vend të civilizuar”, tha Erdogan.
Mbi 10 persona mbetën të plagosur në maj gjatë një proteste përpara ambasadës turke në Uashington, ku manifestuesit u përleshën me truprojat e presidentit.
Në qershor, autoritetet amerikane lëshuan urdhër-arreste për 16 persona në lidhje me incidentin, përfshirë truprojat, duke shkaktuar reagime të vazhdueshme të presidentit turk.
Erdogan vuri në dukje se dy nga oficerët e tij të sigurisë ishin përgjegjës për mbrojtjen e bashkëshortes së tij dhe nuk ndodheshin fare në vendin e ngjarjes.
Për protestën presidenti kishte akuzuar se ishte organizuar nga anëtarë të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, një rrjet i udhëhequr sipas tij nga Fetullah Gulen, që jeton në SHBA dhe akuzohet nga Ankaraja për grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.
Uashingtoni ka refuzuar të ekstradojë Gulen dhe vazhdoi armatimin e milicisë kurdo-siriane, që nga Turqia cilësohet si grup terrorist, duke tendosur edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe.
Diskutime rreth kësaj post