Prokurorët që kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit, kanë paralajmëruar se kanë prova të tjerë sekrete kundër këtij të fundit.
Në media kanë shpërndarë edhe një informacion, se këtë radhë bëhet fjalë edhe për një dëshmitar, që “fundos” Saimir Tahirin.
Por, për çfarë bëhet fjalë.
Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se prokurorët kanë dëshminë e një polici nga Vlora, që u ka thënë atyre se Habilajt i kanë pohuar policit në fjalë, që janë të Saimir Tahirit dhe kanë mbrojtjen e tij.
Një banalitet dhe një provë edhe më qesharake se ajo e një dite më parë, kur ngatërrohej Saimiri ministër me Saimirin kamionist.
Tashmë në mungesë të provave direkte, prokurorët janë duke mbledhur thashetheme dhe ndryshojnë argumentet rrugës.
Kjo tregon vullnetin dhe misionin e tyre, që të gjejnë me patjetër diçka për ta futur Tahirin në burg, qoftë ky dhe një thashethem, që nuk bazohet në asnjë provë, por në fjalët e dikujt, që dikush tjetër i paska thënë diçka.
Pra, vetëm fjalë, dhe asnjë provë fizike dhe konkrete, që vërteton përfshirjen e Tahirit në trafik droge.
Është njëlloj si të paraqesësh për provë ato që ka thënë Sali Berishë për Tahirin, duke u bazuar tek “qytetari dixhital”.
Vetëm se këtë radhë “qytetari dixhital” nuk quhet Besim Hajdarmataj, po ka emrin e një polici nga Vlora.
Diskutime rreth kësaj post