Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim këtë të premte me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu e me atë të BE-së Romana Vlahutin dhe në përfundim të bashkëbisedimit me ta ka deklaruar në rrjetin social diçka në lidhje me agjentët amerikanë që pritet të vijnë në Shqipëri.
Fillimisht një çështje e artikuluar nga vetë Rama disa javë më parë, por tanimë është zyrtare. Një grup agjentësh të FBI-së amerikane do t’i bashkohen shumë shpejt Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar Ministri Xhafaj.
Agjentët e SHBA-ve vijnë në Shqipëri në kuadër të mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin në luftën kundër krimit të organizuar. Nga ana tjetër, Xhafaj ka deklaruar pas takimit me ambasadorët se Ministrisë së Brendshme do t’i akordohet dhe një mbështetje financiare e teknike për strategjinë e re anti-krim të qeverisë.
Postimet e Fatmir Xhafajt në twitter:
“Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!
Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar”, shkruan Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post