Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, po zhvilloht mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.
Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hadaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj.
Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.
Minutë pas minute
Ora 12:35 Deri në 2016 nuk kishte asnje material per Habilajt
Halimi: Kur e doni vendimin e Këshillit të Mandateve, sot nesër apo pas një jave?
Prokurori: Ketë e vendosni ju.
Halimi: A ka rrezik për prishjen e provave? Si e niset kerkesen per procedim?
Prokurorja: Ekziston rreziku i prishjes së provave
Prokurorja: Procedimi kryesisht nisi pas daljes së informacioneve në media, pas marrjes së informacioneve nga Italia, ka nisur hetimi i plote. Kemi kërkuar të gjitha detajet që disponon drejtësia italiane. Deri në 2016 nuk kishte asnje material per Habilajt
Ora 12:26 Çuçi: Nuk sollet asnjë fakt për implikimin e Tahirit
Çuçi: Po përsërisim ato që janë thënë në media këto tre ditë. Nuk doli lidhja shkaksore e Tahirit me dy trafikantë kriminele. U fol vetëm për Habilajt dhe asgjë për Tahirin. Deri tani është folur, nuk keni sjellur asnjë provë. E vetmja gjë që thatë është se Tahiri ka qenë në Greqi. Nuk jemi në kushtet e flagrancës. Ju kërkoni të drejën për të shkuar në gjykatë për të kërkuar burg për Tahirin, apo nëse na bindni me prova të bëni arrestimin e tij menjëherë?
Prokurori: Kërkojmë autorizim për arrestimin dhe kontrollin e personit dhe të vendeve
Çuçi: Jemi në kushtet e një kërkese për masë shtrënguesë, që e merr vetëm gjykata, që do të thotë se nëse merrni autorizim nga kuvendi, do shkoni në gjykatë për të kërkuar arrestimin?
Prokurori: Kur të marrim autorizimin, do ju tregojmë
Ora 12:20 Manja: Arrestimi për Tahirin kërkohet bazuar në lajme portalesh
Manja: A mund të kërkohet arrestimi i një qytetari me një lajm portalesh?
Prokuroria Elizabeta Imeraj: Në rrastin konkret ekziston mundësia e ikjes së deputetit për tiu shmangur hetimeve
Manja: Nuk jemi mbledhur për Habilajt, për për Tahirin. A e keni regjistruar në procedim ish-ministrin në 2016?
Manja: Emrin e Tahirit e keni regjistruar me materialin e dalur në gazeta dhe portale
Ora 12:11 Si u njoh prokuroria me materialin
Manja: Ju thate se për procedimin e nisur me 17/10/2017 materialet nga Italia ju kanë ardhur më datë 19 në prokurori. Letërpororisa që i niset Italisë, a ka kaluar përmes ministrisë së drejtësisë?
Gentian Osmani: Kemi marrëveshje dypalëshe me Italinë për çështjet penale dhe aktet janë dërguar drejtpërdrejtë nga autoritetet italiane në prokurorinë. Kuptohet se e kemi njoftur ministrinë e drejtësisë
12: 03 Prokuroria pranon se ka nisur hetimin pas lajmeve në media
Ulsi Manja: Cila është baza e procedimit penal? Dhe në cilën datë e keni regjistruar Tahirin në regjistrin e veprave penale?
Hajdarmataj: Është regjistruar me nr.313, 17.10.2017, pas publikimit të lajmeve në media. Kemi nisur procedim penal kryesisht. Do të shkëmbejmë të dhëna me drejtësinë italiane.
Manja: I drejtoheni Kuvendit për autorim për arrestimin e Tahirit. Kush ju ka penguar që të zhvilloni hetime proaktive që i filluat nëpërmjet gazetës për të konkluiduar në mbledhjen e provaveve e fakteve?
Hajdarmataj: S’i kemi ndaluar hetimet.
Ora 11:55 Ja për çfarë akuzohet Tahiri
Aliebaj: Kush janë veprat penale që akuzohet Tahiri?
Prokuroria: Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë.
Prokuroria: Ne kemi kërkuar arrestim dhe heqjen e imunitetit dhe njëkohësisht për kryerjen e kontrolleve në banesa. Ne kemi shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane një pjesë e kemi marrë përgjigjen dhe jemi në pritje për akte të tjera. Në këtë situatë ne kemi kërkuar autorizmin për arrestimin dhe heqjen e imunitetit
Ulsi Manja-Prokurorisë: I kërkohet dhënia e arrestit, apo heqja e mandatit për hetim apo kontroll banese. Sepse janë dy kërkesa të ndryshme.
Ora 11:46 Prokurori: Nuk kemi ardhur për të kërkuar arrestimin e Tahirit, sepse lejën e jep gjykata, kemi ardhur për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij.
Ora 11:43 Prokurori: Kur Tahiri ishtë në Greqi, njëri nga vëllëzërit i ka dërguar mjetin Tahirit
Ka biseda kompromentuese për ish-ministrin Tahiri. Kishim të dhëna se ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin e saj i pashqetësuar, duke iu referuar bisedave krijohet dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë edhe Tahiri. Kemi bërë verifikime që përforcojnë bindjen tonë të brendshme. Bisedat përputhen me veprimet. Kemi bërë verifikime në sistemin TIMS dhe na ka rezultuar se Tahiri ka ripërdorur atomjetin që i kishte shitur Habilajve. Tahiri ka udhëtuar kryesisht në Greqi me këtë automjet. Ndërkohë që Tahiri ishtë në Greqi, njëri nga vëllëzërit i ka dërguar mjetin Tahirit, me të cilin është kthyer nga vendi fqinj.
Ora 11:38 Prokurori: Ka akoma punjës policie që bashkëpunojnë me Habilajt
Në grupin kriminal të Habilajve të përfshirë edhe efektivë policie. Aktiviteti kriminal zhvillohej kryesisht në Vlorë. Disa efektive siguronin kushtet dhe mundësite që grupi kriminal të ushtronte aktivitetin e tij kriminal. Kemi mbledhur prova dhe të dhëna që implikojnë punonjës policie. Kemi arritur të provojmë dhe dokumentojnë se në fshatin Babicë ishte e magazinuar një sasi lëndë narkotike e bërë gati për transport përtej brigjeve. Kemi fillur kryerjen e veprimeve hetimore. Ka akoma punjës policie që bashkëpunojnë me Habilajt. Bëhet fjalë për policët e Vlorës
Ora 11:20 Mazhornca: Nuk kemi gjë për ti fshehur publikut
Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.
Ora 11:15 Opozita: Seanca me dyer te hapura
Alibeaj: Unë e kuptoj seriozitetin e Prokurorisë dhe i jap të drejtë. Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë. Por mbledhja e Këshillit të Mandateve është e Parlamentit që do të thotë që është kërkesë e publikut që kjo të jetë e hapur. Propozimi është që ti gërshetojmë të dyja. Kur të prezantohet dokmenti sekret seanca të jetë e mbyllur, ose në fund kur të diskutojmë materialet sekret seanca të jetë e mbyllur. Por jemi në kushtet kur publiko do të dijë. Ky ishte propozimi ynë.
Ora 11:20 Prokuroria kërkon që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura
Prokuroria: Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke iu referuar edhe sipozitave kushtetuese, duke qenë që ne disponojmë dokumentacion që përbën edhe sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura.
***
Prokuroria ka kërkuar që mbledhja të zhvilohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
“Kemi paraqitur kërkesë për arrestimin e Tahirit. Disponomë dokumentacion që përbën edhe sekret. Kërkojmë që seanca të zhvilohet me dyer të mbyllur. Kemi ardhur me një kërkesë serioze. Kemi dokumentacion me vetë dhe nuk kemi ardhur për të bërë shoë mediatik. Jemi gati të përballemi me komisionin”, tha Besim Hajdarmataj, drejtues i prokurorisë për Krimet e Rënda
Ruçi kërkoi ndihmën e ekspertëve për rastin.
“Të më ndihmojnë ekspertët e parlamentit për praktikën e ndjekur”, deklaroi Ruçi
PD kerkoi që te alternohen te dyja
Mazhornca: Nuk kemi gjë për ti fshehur publikut
Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.
***
Pas kërkesës së prokurorisë, lidhur me heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe dhënien e autorizimit për ndalimin e tij është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
Pas vendimit të Këshillit, nëse pranohet kërkesa e Prokurorisë pritet një seancë parlamentare ku do të votohet nga parlamenti për heqjen e mandatit të Tahirit.
Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për dy vepra të rënda penale, atë të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Diskutime rreth kësaj post