Fokusi i medias sot është përqendruar pikërisht te lëvizjet e ish- ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri.
Kjo ka bërë që një pjesë e tyre të qëndrojnë që orët e para të mëngjesit përpara banesës së ish ministrit, për të cilin sot prokuroria e krimeve të rënda iu drejtuar Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit duke i hapur rrugë kështu më pas verifikimit në banesë dhe arrestimin e tij si të dyshuar në një rrjet trafikimi lëndësh narkotike.
Pas më shumë se tri orësh që Tahiri la banesën e tij, ai është rikthyer pak minuta më parë. Kanë qenë të shumtë militantët që i kanë dalë në mbështetje, të cilëve u ka shprehur falënderimet duke u treguar i rezervuar për mediat.
Nuk dihet në fakt nëse Tahiri gjatë kësaj kohe ka qenë në takime me rëndësi, pas daljes së përgjimeve nga persona të arrestuar për trafikim lëndësh narkotike ku përmendej dhe emri i tij, gjithsesi ai është i ftuar në mbrëmje në një emision live në televizion, ku do të flas hapur rreth çështjes “Habilaj”.
Diskutime rreth kësaj post