Një milionere 20-vjeçare është arrestuar pasi u fut me makinë në të kuqe të semaforit dhe përplasi turmën, duke vrarë 6 persona.
Rrugët e Karkivit në Ukrainë u përgjakën pasi makina e saj Lexus goditi një VW Touareg dhe mori përpara njerëzit në trotuar.
Truprojat e Alyona Zaitseva nxituan me dy makina Jeep për ta mbrojtur atë nga turma e tërbuar.
Mes viktimave është edhe një nxënëse 15-vjeçare.
“Dukej si një zonë lufte,” tha një dëshmitar.
Zaitseva është vajza e një multimilioneri. Ajo shpëtoi pa u plagosur.
Diskutime rreth kësaj post