“Qeveri antimafia me mbështetjen e gjithë forcave politike dhe largimi i Edi Ramës për t’i rikthyer vendit qetësinë”, kjo është ajo çfarë kërkon kreu i opozitës, Lulzim Basha. Gjatë një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së deklaroi se qeveria nuk është legjitime, pasi sipas tij është blerë me paratë e krimit.
“Qeveri antimafia me mbështetjen e gjithë forcave politike dhe largimi i Edi Ramës për t’i rikthyer vendit qetësinë. Rama duhet të largohet menjëherë. Rama ka drejtuar kupolën e krimit dhe ka përfituar direkt prej tyre”
Sipas Bashës, dosja “Habilaj” tregon sesi bandat kriminale ndihmuan Ramën të fitojë zgjedhjet. Basha kërkoi “t’i hapet rrugë një qeverie legjitime, jo të blerë me paratë e drogës”. Duke komentuar sekuestrimin e 4.5 tonëve narkotikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se ajo është pjesë e klanit Habilaj-Rama-Tahiri. Basha u ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë për vënien para përgjegjësisë së autorëve.
“Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë, të vërë prapa hekurave të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz, duke nisur me Saimir Tahirin. Dosja Habilaj-Tahiri tregon sesi kjo bandë kriminale ka ndihmuar në fitimin e zgjedhjeve të qershorit. Edi Rama është kreu i narko-shtetit.”, tha Basha
Basha bëri deklarata të fortë, duke thënë se Tahiri ka fakte dhe përgjime që implikojnë Ramën
“Rama dhe Tahiri po bejne nje marreveshje. Tahiri ka dokumente, filmime dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze. Rama e ka jetikë një marrëveshje me Tahirin në përpjekje për të shpetuar. As arrestimi i Tahirit nuk do ketë sukses përsa kohë që peshku më i madh është ulur në karrigen e kryeministrit”
Lulzim Basha sulmoi edhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, që sipas tij sot u mundua të spostonte vëmendjen me shkarkimet e drejtuesve në Policinë e Elbasanit.
“Dua të dënoj përpjekjet e Haki Çakos për të tërhëqur vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm që u zhvillua me sukses për shkak të izolimit nga segmentet e korruptuara të policisë. Ka kaluar një muaj kur opozita denoncoi me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit. Veprimet e Haki Çakos sot nuk janë thjesht të vonuara, ato janë pa vend. Haki Çako në mos duhet të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar. Katër tonëshi i kapur sot është maja e ajsbergut”, u shpreh Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post