Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj. Llabani katreguar se është bërë deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlore.
Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte vec dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…
Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro)…
“Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.
Diskutime rreth kësaj post