“Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013” ka reaguar në lidhje me implikimin e mundshëm të Saimir Tahirit me trafikantin e arrestuar Moisi Habilaj, ditën e djeshme nga autoritetet italiane.
Sipas kësaj shoqate, këtë të martë ka rënë de fakto padrino i krimit të organizuar Saimir Tahiri.
DE FACTO!
Hetimet italiane për arrestimin e vllezërve Habilaj nxorrën në dritë të gjitha akuzat në drejtim të Kumbarit të Krimit të Organizuar në Shqipëri dhe rajon ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Tashmë janë nën rrjetën e drejtësisë italiane Habilajt, AA 003 GB dhe Kumbari Tahiri.
SH.P.P.L-2013 nuk ka rreshtur së denoncuari çdo fakt implikues në rrjetin e kriminalitetit Ministrin Tahiri për katër vjet me radhë.
Provat kokëforta të implikimit të tij në botën e krimit nuk i mjaftuan drejtësisë shqiptare as për të filluar hetimet.
Nuk mjaftoi kanabizimi i gjithë territorit të vendit kundrejt 30% duke e kthyer Shqipërinë vendin kryesor si furrnizues droge për tregun europian.
Nuk mjaftoi instalimi i laboratorit të kokainës, më i madhi në ballkan.
Nuk mjaftoi fshehja e dokumentave të INTERPOL-it në zyrën e tij.
Nuk mjaftoi djegia e provave në laboratorin e Policisë Shkecore.
Nuk mjaftuan provat e sistemit TIMS për përdorimin e makinës personale të Ministrit të Brendshëm nga Habilajt.
Nuk mjaftoi rikthimi në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit persona me rekorde kriminale.
SH.P.P.L-2013 i bën thirrje gjithë Institucioneve ligjzbatuese se është momenti të vendoset drejtësia për kumbarin e krimit.
Robert Elsie ishte një enciklopedi e gjallë e të djeshmes, e kombit shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post