“Donald Trump dhe Kim Jong-un po e shtyjnë botën në një konflikt global”, ka paralajmëruar ish-gjenerali ushtarak Barry Mccaffrey.
Ai ka zbuluar frikën e tij se lufta do të shpërthejë në më pak se një vit, ose më saktë verën e ardhshme.
Komentet e frikshme vijnë pasi diktatori Kim ka përshkallëzuar kërcënimet e tij kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Dhe Trump, nga ana tjetër, i ka përkeqësuar gjërat duke lëshuar paralajmërime të tmerrshme si ai që do të “shkatërrojë” shtetin e vetmuar.
Mccaffrey tha në një intervistë televizive për NBC: “Mendoj se presidenti ka humbur pothuajse të gjithë kredibilitetin me bashkësinë ndërkombëtare”.
“Gjuha e tanishme jashtë administratës, mungesa e një strategjie diplomatike dhe serioze të angazhimit, sipas mendimit tim, na bën të rrëshqasim drejt luftës deri në verën e ardhshme”, tha ai.
Koreja e Jugut dhe SHBA filluan dje stërvitjet e përbashkëta ushtarake në ujërat rreth gadishullit Korean.
Ata do të jenë atje deri të premten, tha të hënën një zëdhënës për ministrinë e Mbrojtjes së Jugut.
Kurse Koreja e Veriut ka denoncuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake si një “provë për luftë”.
Diskutime rreth kësaj post