Ish-Minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të kreut të PD Lulzim Basha, për lidhje me Moisi Habilajn, të arrestuarin nga Italia për trafik droge.
Tahiri thotë se akuzat e ripërsëritura të Bashës për këta persona nuk i kanë bërë përshtypje kurrë. Ai i kundërpërgjigjet Bashës teksa thotë se “ka vrarë e ka vjedhur, por ja ka hedhur drejtësisë”.
Statusi:
Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.
Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim.
Diskutime rreth kësaj post