Një person ka hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënoi me vetëvrasje. 35-vjeçari Saimir Zalli nga Lezha hipi në maj të vinçit pranë Pallatit të Kulturës në qendër të kryeqytetit nga ku për 1 orë ai kërcënonte se do të vetëflijohej.
Pas negociatave nga punonjësit e rendit, ai pranoi të zbresë nga lartësia e madhe.
Nuk dihen ende shkaqet që e çuan drejt këtij veprimi lezhjanin. Ai u shoqërua në polici për të dhënë sqarime rreth ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post