Për qetësimin e nervave, për zbutjen e dhimbjeve, për heqjen e fryrjeve, për pastrimin e gjakut, majdanozi paraqet zgjidhjen e duhur.
Mjekët e mjekësisë popullore e sugjerojnë si ilaç kundër viruseve, sëmundjeve të veshkave, sëmundjet e trakteve urinare, inflamacionin e syve, diabetin, kafshimet nga insektet, e madje edhe nga potenca.
Dihet fakti se edhe më përtypjen e majdanozit hiqet aroma e keqe nga goja, e këtu dobi ofrojnë gjethet, rrënja dhe farat. Majdanozi nuk ka vlerë të lartë kalorike, por është e pasur edhe me minerale dhe vitamina, që e përfshin në ushqimet me cilësi të lartë. Pas kaçes dhe boronicave, gjethja e majdanozit përmban më së shumti vitamina C.
Në 100 gramë gjenden madje rreth 170 miligramë të kësaj vitamine. Po ashtu, përmban edhe provitamina A, vitamina të grupit B, derisa përmban edhe vitaminën e rrallë vitaminën B12, që është shumë me rëndësi për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Për sa ju përket mineraleve, më shumë përmban hekur, kalcium, mangan, magnez e bakër. Më së miri është të konsumohet në gjendje të freskët, sepse vetëm kështu ruhet vlerat e tij shëruese.
Diskutime rreth kësaj post