Enca me siguri nuk e kishte menduar se situata do shkonte kështu.
Tashmë është bërë shume e zakonshme që në mesazhet në instagram apo në komente të ofrohet një shifër për të kaluar një natë me femrat e shoëbiz-it shqiptar dhe kjo situatë nuk mund të mos prekte edhe Encën. Një djalë e ka pyetur këngëtaren se sa para kërkonte për një natë, po si për t’i mbyllur gojën, Enca tha një shifër të kripur, të pakapshme nga ai, duke iu përgjigjur me ironi: “100 milionë Euro”
Menjëherë pas këtij komenti, Enca ka dalë në nëj video live nga Instagrami ku ka sqaruar situatën e krijuar nga komenti i saj. Teksa Enca nis videon duke kërkuar ndjesë nëse djali ishte ofenduar dhe vazhdon bashkëbisedimin me fansat, ajo që vihet re është komentimi i një prej djemve të labelit “OTR”, Don Vidi.
Don Vidi i komenton disa herë Encës në mënyrë thumbuese shifrën 99, duke u tallur me “kërkesën” e Encës 100 milion euro. Jo njëherë, por 3-4 shihet komenti i Don Vidit që gjithsesi nuk mori asnjë koment nga Enca.
Mirëpo për këtë situatë jemi shumë konfuzë, pasi kur i hodhëm një sy listës së ndjekësve të Encës dhe Don Vid-it në Instagram, ata që të dy e ndjekin njëri-tjetrin. Të ketë qenë një shaka e shokut të ngushtë të Noizy-t vallë?
Diskutime rreth kësaj post