Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar “të fortët” e vendit, që sipas tij, janë mësuar prej vitesh të lëvizin të lirshëm.
Në “komunikimin javor’, Rama tha se dotë vihen para drejtësisë të gjithë kriminelët, duke sekuestruar asetet kriminale të përfituara prej tyre.
“Ka nisur beteja për të sekuestruar asetet kriminale të përfituara nga këto rrjete, do çojmë para drejtësisë të fortët’ të mësuar prej shumë vitesh të lëvizin të lirshëm.
Kjo betejë ka nisur dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe falë një skuadre antikrim amerikan-evropiane ne do ta vazhdojmë betejën ditë për ditë, këmba këmbës.
Në bashkëpunim me agjentët amerikanë, qeveria do t’i japë fund të fortëve që livadhisin fal gjyqtarëve dhe poliëve të korruptuar”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” të kësaj të diele, foli për dy histori suksesi të qeverisë, të cilat sipas tij do ta ndihmojnë me patjetër vendin në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Nuk ka dyshime për 2 historitë e suksesit në vendin tonë të përshëndetur nga ndërkombëtarët
Së pari, zgjedhjet e 25-qershorit, Shqipëria ia doli pas shumë pengesave, si çadra apo refuzimi i zgjatur i opozitës. Fushata më e qetë dhe më pak e kushtueshme.
Zgjedhjet janë konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar në përputhje të plotë me standartet e Europës.
Propaganda kundër zgjedhjeve, e atyre që humbën, është thjeshtë shfaqje e vetëdobësisë së brendshme politike, morale e programore, që e cuan në humbje. Kështu rrezikojnë të humbin sërish e të dobësohen më shumë.
Por është çështje e tyre. Jo e jona.
Së dyti ,rezultatet për crrënjosjen e sëmundjes së vjetër të kanabisit, dhe nxjerrjen e vendit tonë nga territoret e kultivimit të drogës.
Nisi me asgjësimin e Lazaratit, e arritje në të gjithë vendin. Por këtë vit do të mbyllet me fitoren e shtetit kundër krimit e drogës.
Do ta vijojmë këtë luftë kundër rrjeteve që kanë përfituar nga droga, do identifikojmë e sekuestrojmë asetet e përfituara nga paratë e drogës, e të cojmë prapa hekurave të fortët.
Kjo betejë ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare. S’do të ketë tolerancë. Opozita e përdor temën e krimit për të shuar vëmendjen nga humbja e vet.
Përpjekje e dëshpëruar për një opozitë që rreket si e marrë për ta shfrytëzuar krimin për të mbjellë paqëndrueshmëri sociale.
Ne nuk e zgjedhim dot opozitën dhe as se çfarë qëndrimesh duhet të mbajë ajo. Ne jemi zgjedhur për të qeverisur vendin dhe kemi zgjedhur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit, por vetëm me vullnetin e një pale kjo nuk realizohet
Jemi zgjedhur nga shqiptarët për të mirëqeverisur vendin e synojmë rrugën e dialogut e bashkëpunimit me opozitën.
Dialog me vullnetin e një pale nuk do ketë por ne s’do e humbasim durimin por do vijojmë t’i bëjmë thirrje opozitës që të bisedojmë për të mirën e vendit,” tha Rama.
Sipas tij, qytetarët duan mirëqenie dhe jo sherre politike.
Diskutime rreth kësaj post