Xhensila Pere mbrëmjen e kaluar ka qenë e ftuara e “Thumb”. Xhensila, aktualisht është pjesë e emisioni “Dance With Me” dhe nga java në javë, bukuroshja dhe Trimi, partneri i saj, kanë shfaqur ambicie për të shkëlqyer edhe si balerinë, duke e treguar hapur pasionin për kërcimin.
Xhensila ka rrëfyer detaje edhe nga jeta e saj dhe projektet që ka dhe pret në të ardhmen. Mes pyetjeve pikante të Fatmës dhe Aulonës, Xhensilës iu desh të përgjigjej publikisht edhe me ofertën më të çuditshme dhe të pacipë, që i është bërë ndonjëherë.
Si gjithmonë e hapur, as këtë herë Xhensila nuk është druajtur para një rasti konkret: “Tek unë ka ndodhur. Më ka shkruar djali i një biznesmeni në Zvicër. Kishte hotelin e vet.
Më tha do kesh suitën, gjëra mëse normale. Më ofroi diku tek 250 mijë euro vetëm për një natë. Dhe e bukura ishte fjalia e fundit: Më pas do të flesh vetëm në suitë”,- tregoi ajo.
Pasi dy moderatorët e kanë pyetur nëse në këtë grup bëjnë pjesë dhe politikanët, Xhensila përgjigjet: “Edhe ata nëna i ka “pjellë”. Ata maten, sepse e dinë që unë herët a vonë e nxjerr”- ka thënë bukuroshja.
Diskutime rreth kësaj post