Në tetor gjithçka është e mundur ndaj bëhuni gati për të përqafuar zhvillime të reja dhe emocionuese.
Duhet të kini kujdes në fillim të muajit nga bashkëveprimi i Marsit me Plutonin sepse të dyja mund të bëjën që të jeni të nxituar dhe impulsivë.
Nga ana tjetër, Venusi dhe Marsi bëjnë që gjatë këtij muaji të rritet dashuria dhe intimiteti. Më vonë, me hënën e re në peshore, gjithçka është e mundur.
Dashi: Përgatituni të dilni nga zona e rehatisë
Nëse doni që të jeni një magnet për dahurinë, atëherë përgatituni të dilni nga zona e rehatisë.
Me energjinë e Hënës së re në zonën tuaj të dashurisë, ju nxiteni që ta vendosni veten atje dhe të bëni gjithçka që duhet për ta bërë atë të ndodhë.
Në punë, mundësitë janë në drejtimin e duhur. Sigurohuni që jeni të organizuar në mënyrë që të jeni të lirë të hetoni mundësitë tuaja. Disa persona mund të ofrohen për t’ju ndihmuar ndaj mos u tregoni shumë kryelartë duke mos e pranuar ndihmën e tyre.
Demi: Shikoni mundësitë
Ju mund të keni fat me lidhjet tani dhe me marrëdhëniet në përgjithësi. Ndaj, shikoni mundësitë. Është bukur te ecet përpara me punë dhe dashuri dhe me një mënyrë produktive. Por jo të gjithë do të jenë të denjë për të qenë miqtë tuaj. Kushtojini vëmëndje intuitës. Mos humbisni kohë me njerëz dhe situata që nuk janë në të mirën tuaj.
Binjakët” Jini të kujdesshëm , mos t’ju ikë asnjë shans
Ka shumë mundësi të mbyllni apo të përparoni në një situatë monetare që lidhet me shtëpinë dhe familjen. Por kini kujdes, që të mos ju ikë asnjë shans. Edhe në çështjet e dashurisë, përgatituni të merrni kontrollin. Është jeta juaj ndaj mos rrezikoni duke lejuar të tjerët të marrin drejtimin e saj. Sa më produktivë të jeni, aq më shumë do të arrini.
Gaforrja: Kthehuni një hap prapa
Gjatë këtij muaji do t’ju ndodhin takime të rastësishme, si në punë ashtu edhe në dashuri. Shoqërohuni me persona që ju influencojnë pozitivisht dhe mbani planin tuaj fleksibël në mënyrë që të keni mundësi veprimi. Një diskutim rreth parave duket pozitiv. Por kini kujdes që të mos përfshiheni në një lojë pushteti. Këtu do t’ju duhet të ktheheni një hap prapa. Ndonjëherë, me heshtje mund të fitoni më shumë inofrmacion sesa të jeni të zhurmshëm. Jini pozitiv.
Luani: Ktheni në pozitiv çdo mendim që keni për para dhe bollëk
Komunikimi këtë muaj tek ju është primar ashtu siç është edhe kreativiteti. Kur ndiqni mendimet tuaja krijuese me një plan veprimi të fortë, gjithçka është e mundur. Mjafton të dini çfarë doni dhe rrugës do të zbuloni vetveten.Bëni çdo mendim që keni, pozitiv. Në dashuri, lëreni partnerin të ketë pak privatësi.
Virgjeresha: Pushimet me fat po vijnë drejt jush
Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, mund të keni një tërheqje magnetike me dikë të mahnitshëm. Dikush që jo vetëm mund të marrë vëmendjen tuaj, por mund t’ju mbajë të interesuar. Pushimet me fat po vijnë në rrugën tuaj. Universi po ju udhëzon dhe po ju ndihmon që të jeni ne vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Një diskutim me dikë mund të shkojë shumë larg dhe mund të ndikojë në jetë tuaj profesionale dhe personale. Ndaj anashkalojini të tilla biseda të cilat se dini ku mund t’ju çojnë.
Peshorja: bëhuni gati për të hyrë në një fazë të re pozitive
Me energjinë e re të Hënës në shenjën tuaj, bëhuni gati për të hyrë në një fazë të re pozitive. Jeni të përgatitur për të lënë të vjetrën prapa. Dashuria dhe paratë vlerësohen si të rëndësishme në tabelën tuaj të fillimit këtë muaj. Sa më pozitiv të jeni për jetën, aq më shumë fuqi do të keni për të tërhequr atë që dëshironi. Në dashuri, jini të kujdesshëm për mbajtjen e sekreteve. Kur bëhet fjalë për shtëpinë dhe familjen, ndiqni zemrën tuaj.
Akrepi: Ju jeni të pozicionuar mirë për të marrë diçka të re
Këtë muaj, mund të jeni me fat në dashuri dhe në jetë. Jupiteri shkon në shenjën tuaj për një qëndrim 12-mujor. Kështu, ju jeni të pozicionuar mirë për të marrë diçka të re. Një seri ngjarjesh pozitive që duhet të ndodhin. Disa që keni pritur dhe të tjera që vijnë si një surprizë. Miqtë janë mbështetës. Një zhvillim i papritur në punë mund t’ju frymëzojë për të ndërmarrë veprime.
Shigjetari: Mos ia lini çdo gjë në dorë rastësisë
Karriera juaj ecën përpara me shpejtësi dhe mund të sjellë një rezultat financiar në një përfundim të favorshëm. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për para, kini kujdes të gjitha detajet; mos i lini asgjë rastësisë. Miqtë dhe angazhimet shoqërore sigurojnë një ekuilibër mes punës dhe lojës. Romanca mund të vijë nëpërmjet një hyrjeje nga një mik. Ju gjithashtu mund të takoni dikë në shoqëri të cilët mund t’ju ndihmojnë me punën. Është një muaj i mirë për të dalë dhe për t’u lidhur me të tjerët.
Bricjapi: Kjo është një kohë e zënë dhe produktive
Lidhjet që bëni mund të jenë me tepër ndikim këtë muaj dhe në shumë mënyra. Së pari, nëse ende nuk e keni gjetur dashurinë, ka shumë mundësi të takoni shokun e jetës. Dikush me të cilin përshtateni shumë mirë dhe do të përjetoni Deja vu. Sa i përket punës, po futeni në një fazë të re në karrierën tuaj. Bëhuni gati të zgjeroni horizontet tuaja, ndoshta duke bërë biznes në mbarë botën. Kjo është një kohë e zënë dhe produktive. Ka lëvizje dhe zhvillim.
Ujori: Mund të fitoni frymëzim nga shpirti juaj i vërtetë
Jupiteri me fat dhe me bollëk lëviz në zonën tuaj të karrierës dhe lidhet me Diellin. Energjia e kombinuar e fuqishme mund të fusë karrierën tuaj në një fazë të re dhe në drejtimin e duhur. Ju gjithashtu mund të fitoni frymëzim nga shpirti juaj i vërtetë. Kur ke qartësi për atë që dëshiron të bësh, mund të formulosh udhëtimin për ta arritur atë. Intimiteti dhe romanca ndërtojnë një lidhje më të ngushtë dashurie, ose energjia mund t’ju lidhë me dikë të veçantë.
Peshqit: Rezervoni kohë për dashurinë
Ndihma financiare, ose rritja e parave të gatshme mund të shkojë në rrugën tuaj dhe papritur. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të shqyrtuar financat tuaja. Në punë, mos u nxitoni të reagoni me një vendim biznesi, mund të punoni më mirë se sa mendoni. Me praninë e Venusit në zonën tuaj të dashurisë, romanca mund të trokasë në zemrën tuaj. Rezervoni kohë për dashuri. Miqtë janë gjithashtu të rëndësishëm dhe luajnë një rol të madh në jetën tuaj tani.
Diskutime rreth kësaj post