Një vajzë adoleshente ka mbetur shtatzënë si pasojë e një përdhunimi që i kishte bërë një burrë 55 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit. Burimet nga policia thanë se vajza 15-vjeçare ka dhënë dëshminë e saj në prani të psikologes.
Për këtë ngjarje të rëndë është vënë në pranga Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administrative Velçan.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë një ditë më parë në prani edhe të psikologes, nga një vajzë 15-vjeçare.
Në dëshminë e saj, vajza adoleshente ka deklaruar se 55-vjeçari në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë ajo ka ngelur shtatzënë.
“Ngjarjen e mbajta të fshehtë për 8 muaj nga frika. Në fillim ua kam treguar prindërve. 55-vjecari me hyri me forcë në banesë kur unë isha vetëm në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në mars në shtëpinë time ne Velça” ka thënë vajza për News 24.
Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post