Iu deshën 18 vite që “të kuptonte se kishte lindur në trupin e gabuar të një mashkulli” dhe për të vendosur që të transformohej në Lea Membrey.
20-vjeçarja transgjinore neozelandeze, që lindi si djalë, flet për DailyMail dhe tregon sesi e kuptoi se nuk ndjehej i tillë.
“Nuk kam qenë kurrë e lumtur kur isha djalë. Isha e detyruar që të bëja gjëra meshkujsh edhe pse nuk kisha asnjë interes për to”, thotë Lea.
Ajo tregon edhe momentin më të bukur dhe kur është “ndjerë vërtetë femër”.
“Tani ndjehem vetvetja dhe momenti më i mrekullueshëm për mua ishte kur më doli gjoksi dhe tani mund t’i tregoj, si për t’u provuar të gjithëve se jam një grua”, rrëfen Lea.
Diskutime rreth kësaj post