Jemi në mes të muajit tetor dhe moti “duket xham” siç do thonin gjyshet tona.
Temperaturat vijojnë të rriten ditë pas dite megjithëse mëngjesi vijon të jetë i freskët.
Rritja do të vazhdoje dhe nesër e gjatë gjithë javës së ardhshme, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Gjatë ditës nesërme, sipas Meteoalb, pritet një rritje e lehtë temperaturash në mëngjes dhe mesditë.
Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore – Juglindore të vendit.
Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.
Diskutime rreth kësaj post