Partia Demokratike thotë se do të nisë një tur takimesh me biznesin e vogël në lidhje me futjen e tyre në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Në një bashkëbisedim me gazetarët këtë të shtunë, Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin e opozitës, që e quan projektin e qeverisë për të futur të gjithë biznesin në skemën e TVSH-së marrëzi.
“Do të kemi një cikël krize për biznesin e vogël. Do të falimentojnë biznese dhe do të rriten çmimet. 20 deri në 80 përqind e fitimeve mujore të biznesit të vogël do të shkojnë si kosto për kontabilistët për t’u futur në TVSH”, tha Basha.
Basha thotë se nga kjo nuk përfiton as buxheti i shtetit dhe efektet në rritjen e të ardhurave janë zero.
“Shteti nuk do të fitojë asgjë nga kjo, sepse duhet të rrisë administratën tatimore dhe të ballafaqohet me një volum pune që është pesëfishi i asaj që kryen sot administrata dhe e gjitha kjo për të vjelë më pak se 2 përqind të TVSH. Pra, nuk ja vlen barra qiranë”, deklaroi kreu i PD.
Partia Demokratike thotë se zgjidhjen e ka dhe atë e ka bërë publike që në fushatë dhe tani do ta institucionalizojë duke e propozuar në Kuvend.
“Zgjidhjen e kemi dhe do ta prezantojmë edhe në Kuvend. Zgjidhja është rritja e kufirit të biznesit të vogël në 12 mln lekë të reja xhiro, që do të mundësojë që askush nga biznesi i vogël të mos ketë motivim që të mos e shtypië kuponin tatimor”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post