Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte mbrëmë në një lidhje live nga zyra e saj në emisionin “Opinion” duke folur për një front të bashkua opozitar, ndërkohë që bëri edhe deklarata të forta siç ishte ajo për marrjen zvarrë të Ramës.
Por, ndërkohë që Kryemadhifliste në studio pati prej atyre që nuk u fokusuan tek fjalët, por tek zyra e saj dhe specifikisht tek biblioteka.
“Duke pare Monen dhe Lulen, fjalet po ja anashkaloj, po ato bibliotekat pas po ma bejne me sy. Tek Lulka vihen re libra te njetrajtshem – tip enciklopedish apo linje shtypi librash juridik qe per nga kapaket me sa sheh syri ne ekran jane fringo – si nje e virgjer manastiri. Tek biblioteka e Mones vihen re libra te ndryshem me permbajtje kryesisht autobiografike grash me burra te pushtetshem dhe disa te tjere me permbajtje politike ne gjuhe edhe angleze. Po ajo qe per syne e stervitur me librat eshte se dhe ke Mona nje pjese e librave duken te jene te pa lexuar pasi kopertinat jane te reja dhe pa barkun qe formojne tek lidhen anash kur shfletohen. Gjithsesi libra kane rreshtuar, sa kane lexuar: Mona nja dy me shume se Lulja duket ti kete shfletuar. Kemi elite te mendjes, jo shaka :p”., – shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post