Conte nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e ka bërë të qartë se ai nuk do të rikthehet në Itali në një të ardhme të afërt.
Conte ka thënë ditë më parë se i mungon Italia, duke vënë në dyshim të ardhmen me Chelsean – por italiani ka hedhur tani poshtë gjithçka duke thënë se përkthimi ka qenë i gabuar.
“Për dy javë me radhë jam duke lexuar gjëra të gabuara”, tha fillimisht Conte.
“Bëra një intervistë dhe jam i sigurt se përkthimi ka qenë i gabuar. Kam thënë një ditë, në të ardhmen do të më pëlqente të rikthehem në Itali”.
“Kam edhe dy vite kontratë. Jam i lumtur në këtë klub dhe me lojtarët që kam”.
“Dua të sqaroj se familja ime jeton këtu. Vajza ime shkon në shkollë këtu. Kur të shkruhet diçka, dua që të jetë vetëm e vërteta”, shtoi Conte, për të cilin mediat italiane e britanike kanë raportuar vazhdimisht se dëshiron të rikthehet në Itali për shkak të familjes.
“Çdo trajner kur fillon diku punën dëshiron të qëndrojë sa më gjatë dhe të ndërtojë diçka të rëndësishme. Puna jonë është shumë e vështirë dhe e çuditshme”.
Diskutime rreth kësaj post