Nga Mentor Kikia
Debati i sotëm në parlament është shumë pak të thuash teatër.
Replikat mes deputetëve apo drejtuesve të partive, është jo qesharak, por shumë ordiner.
“Ti je trafikant, kam prova”… “Ai që ka dalë në foto më mua ishte edhe tek çadra jote”…”Mos me trego bandat mua por shiko bandat e tua”…”Ti je i droguar, të njoh në sy unë”… “Ti ke lidhje me klanet mafioze”… “Ti ke lidhje me bandat e drogës”… “Ti ke lidhje me bandat e minave”…
Kur i dëgjon të akuzohen në këtë farë feje, mendon se këtu ka një debat të vërtetë politik dhe se të gjithë janë vënë në shërbim të luftës ndaj krimit.
Ndrësa shahen me çfarë dolloj fjale të mundëshme, gjëja që nuk ndodh aty është të merren me një çështje konkrete. Nuk flitet me dhe për emra konkretë.
Nuk flitet për çështje që kanë nevojë të ndryshohen apo të zhbëhen, nëse janë bërë keq.
P.sh, përse nuk diskutohet, apo përse opozita nuk e akuzon qeverinë apo qeveria opozitën, për batërdinë që po bëhet në të gjithë lumenjtë e vendit me HEC-et pa asnjë studim për impaktet mjedisore?
Përse nuk shahen mes tyre për sigurinë ushqimore, por me fakte konkrete? Përse nuk merret një nismë nga PD për hetim parlamentar ndaj koncesioneve në shëndetësi, por medemek e akuzojnë nëpër facebook-ra e me deklarata mediatike?
Me sa duket me këto s’merret askush, apo kanë rënë dakord të mos merren.
Kanë rënë dakord vetëm të shahen për drogëra e për banda, se nga llafet asgjë e keqe s’të gjen.
Mjafton që paratë të shkojnë atje ku duhet.
Diskutime rreth kësaj post