Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur nga Kuvendi lidhur me situatën e krimit në vendin tonë, ka paralajmëruar se shumë shpejtë ndërkombëtarët do të nxjerrin fakte tronditëse.
Po ashtu, Basha i ka kërkuar faktorit kombëtarë që të rrisë trysnin ndaj kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që ai të ndërpresë mbështetjen që po i jep krimit.
“Dua të paralajmëroj se krimi dhe droga janë kthyer në adrenalinën e Shqipërisë. Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduktet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit, të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga partnerët ndërkombëtarë për këto çështje. Sektori bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ty Edi Rama.
Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë trysninë e gjithanshme ndaj Edi Ramës që ai të ndërpresë mbrojtjen që i jep krimit e t’i japë fund aleancës me krimin për hir të sigurisë në rajon e kudo. Ky duhet dhe do të jetë fillimi i fundit”., tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post