Moti i kthjellët mbetet dominant në territor deri pas mesditës kur vranësira të karakterit lokal shfaqen në zonat malore Jugore e Veriore.
Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore. Gjatë natës, vijon dominimi i kthjellimeve në territor por vranësira kalimtare mbeten prezentë në ekstremin Verior.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e para të ditës por rritja vijon gjatë mesditës kur pritet një maksimum termik mbi 28°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Diskutime rreth kësaj post