Lajmi që qarkulloi sot pasdite se Ndriçim Xhepa është i sëmurë duhet të ketë mërzitur shumë adhurues të tij.
Gjithaq të shqetësuar për shëndetin e aktorit tonë të preferuar, kontaktuam me të dhe u interesuam për gjendjen e tij.
“Nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”.
Kështu na sqaroi Ndriçim Xhepa, që për shkak të kësaj ftohjeje që e mundon prej dy vitesh, ka anuluar edhe disa shfaqje e projekte. Kolla e fortë është bërë një pengesë dhe ne mund ta marrim me mend se ç’do të thotë kjo për një aktor. Siç mund të dalim shumë thjesht në përfundimin se pasojë e problemeve shëndetësore të artistëve është ambienti i ftohtë i Teatrit Kombëtar, ku orë, ditë e vite në të ftohtë, kanë këtë kosto kaq të dhimbshme. Ne i urojmë shërim të shpejtë Ndriçim Xhepës, dule pritur me padurim kthimin e tij në skenë.
Diskutime rreth kësaj post