Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku nipi ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, e cila ka ndodhur në zonën e Freskut, por dyshohet se nipi u ka kerkuar lekë dhe gjysherit kane refuzuar t’ia japin.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital, dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Policia ka vënë në pranga autorin B.Kaso, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj plagosjeje.
Diskutime rreth kësaj post