Dy të burgosur të thirrur për drekë te Papa Fançesko gjatë vizitës së tij në Bolonjë, e shfrytëzuan rastin dhe ikën, kanë lajmëruar të mërkurën mediet italiane.
Dy napolitanë kanë qenë në një grup prej rreth njëzet të burgosur të cilët janë thirrur në drekë me Papën Françesko më 1 tetor.
Grupi i të burgosurve ishte vendosur në një institucion të ngjashëm me burg afër Modenës.
Raportimet e medieve dallojnë në versionet e tyre dhe është e panjohur se a kanë marrë pjesë këta dy të burgosur në drekë apo kanë ikur pasi që janë takuar me Papën.
Papa Françesko është shumë i ndjeshëm në pozitën e të burgosurve dhe rregullisht takohet me ta gjatë udhëtimeve nëpër Itali dhe në botën e jashtme.
Diskutime rreth kësaj post