Ligji per pakicat kombetare ka hapur debat ne Parlament.
Pas replikave mes ministrit te Jashtem ditmir Bushati dhe kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dules ka reaguar nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama. Ai duke akuzuar Dulen se i vë në gojë fjalë që nuk i ka thënë, e ka cilësuar atë të qëlllimshëm në këto lloj deklaratash.
“Nëse nuk do të njihja do mendoja që e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mençur ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që si kam thënë kurrë ose sa herë interpreton për llogarinë tënde ato që unë them. Së pari ti je një minoritar, jo minoriteti dhe je gjithnjë e më pak përfaqësues i atij minoriteti të denjë për gjithë respektin që i kemi dhënë dhe japim edhe me ligjin që kalojmë sot. Së dyti, Evropa Vangjeli nuk është as kishë ku nuk vihet në diskutim zoti, e as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu, është kontinent ku ne jemi pjesë, fakti që nuk jemi në BE nuk na bën më pak evropianë dhe ne kemi të drejtën të themi për BE Vangjeli dhe kjo nuk përbën mëkat e arsye që zotrore të vish këtu e të më vësh mua në gojë gjëra që si kam thënë kurrë. Mësoji këto gjëra. Së fundi ligji është krenari për këtë Kuvend”- tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post