Duket se shkak për ndërprerjen e seancës së parlamentit ditën e sotme është bërë ofendimi I kryeministrit Edi Rama në drejtim të ish-kryeministri Sali Berisha.
Kështu të paktën pretendojnë deputetët e PD-së, të cilët thonë se Rama nga vendi i është drejtuar Berishës, duke thënë ‘këtu e dhjeve’.
Pas ofendimit të Ramës, fjalën e ka kërkuar Berisha për të replikuar me të, por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ja ka dhënë.
Në këto momente ka reaguar deputetit I PD-së Flamur Noka, I cili është ngritur edhe ka bllokuar foltoren e Kuvendit.
Pasi I ka tërhequr vëmendjen disa herë, Ruçi ka përjashtuar nga seanca Nokën, i cili nuk ka pranuar të dalë nga salla, çka ka bërë që kreu i Kuvendit të shtyjë për në orën 5 seancën e parlamentit.
Ndërsa, në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha është shprehur se këtu po I mohet e drejta e fjalës opozitës.
“Vetëm një njeri që do të shkatërrojë parlamentin shqiptar dhe ky është Edi Rama …këta kanë frikë dhe nga parlamenti. Cënimin më të madh do ta paguajnë ata vetë, s’ka ndodhur kurrë në histori që në mënyrë kaq të vendosur të mos respektohet e drejta e fjalës për procedurë si sot.
S’kanë asnjë rëndësi ato të tjerat, kanë procedurën e vet, por kapitalen, si mund të më ofendojë mua Rama? Problemi themelor është kjo se kemi të bëjmë me mohimin e të drejtës. Mazhoranca ka nje skenar per te mashtruar qytetaret, gjithcka filloi me mohuimin e te drejtes se fjales”., -tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post