Nga Mero Baze
Presidenti i Kosovës Hashm Thaçi, i ka ka kërkuar Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, që SHqipëria të rris kategoritë e pajisjes së shqiptarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, si një mënyrë për të “çarë” rrethimin që Evropa i ka bërë Kosovës, me rregjimin e vizave.
Çështja e mos heqjes së vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian, është realisht një akt i pajustifikuar, ku ndikon mes të tjerash paragjykimi që egzsiton për performancën e shtetit më të ri të Evropës, ndihmuar dukshëm dhe nga arsyet që jep politika e Kosovës në këtë drejtim. Një vend i cili 25 vjet më parë lëvizte lirshëm pa viza në gjithë Evropën dhe SHBA, nuk ka arsye të riizolohet çerek shekulli më vonë, duke qenë i vetmi vend në Evropë i izoluar nga lëvizja e lirë.
Por kjo është një temë tjetër, zgjidhja e së cilës nuk vjen prej zgjidhjes që ofron Presidenti Thaçi.
Shqipëria nuk mund të çaj rrethimin e Kosovës për në Evropë përmes një gjesti adminsitrativ, siç është pajisja me pasaporta shqiptare e shtetasve të Kosovës, edhe pse ata realisht kanë shumë nevojë.
Shqipëria po ashtu është një shtet me performancë të disktuueshme, në sytë e Evropës, por dhe sikur të ishte një vend model, kjo nuk mund të ishte një zgjidhje për Kosovën.
Shqipëria dhe Kosova si dy pjeseë të një kombi, por dy shtete më vete, duhet ti krijonë shanse vetes që të jenë dinjitoze në procesin e anëtarsimit dhe Evropën të mos e marrin si dhuratë, por si standartë të tyre.
Pajisja me pasaporta shqiptare e shumë shqiptarëve të Kosovës, është një sinjal i gabuar, që mund ta forcoj “embargon” e Evropës ndaj Kosovës e Shqipërisë. Ai në dukje perceptohet si një karshillëk, ndaj Evropës me një mjet që po ashtu e ka në dorë Evropa, sic është liberalizimi i vizave për shqiptarët.
Problemi i shqiptarëve nuk është si të përdorin pëarësitë e njëri tjetrit kundër Evropës, apo si t’ia bëjnë asaj “me hile” në këtë proces, por si ta bindin atë që e kanë marr seriozisht rrugën drejt Evropës.
Nga ana tjetër Shqipëria ka një procedurë standarte të dhënies së pasaportave, që është konform standarteve evropiane dhe çdo cenim i këtyre standartave, vetëm sa e bën dhe Shqipërinë, një vend më larg Evropës.
Një klauzolë e këtij ligji që ka të bëj me pajisjen me pasaporta për personalitete të shteteve të tjera është keqpërdorur aq shumë nga paraardhësit e Ilir Metës, sa Bujar Nishani do mbahet mend vetëm për dekoratat dhe këto qokat me pasaporta për këdo, që ka ditur ta “bind” atë që është personalitet. Dhe merr eme mend sa e thjeshtë është ta bësh këtë para Nishanit.
Serbia nga ana e vet , ka përdorur pajisjen me pasaporta të shtetasve me origjinë serbe në Kosovë, jo si një rrugë për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Evropë, por si një mënyrë për ti bërë të ndjehen të sigurtë në Kosovë, për të mos pranuar identitetin e saj. Kjo është një çështje shumë e pangjashme me çështjen e Kosovës dhe Shqipërisë. Vet Serbia aktualisht i ka punët më mirë se Shqipëria e Kosova në raport me Evropën, dhe është një hap para tyre në mënyrën se si po shpejton drejt anëtarsimit.
Shqipëria dhe Kosova, është mirë të ndejkin këtë ritëm të saj, dhe jo gjestete saj nervoze kundër Kosovës, që burojnë nga një histori e tërë e zezë e tyre ndaj shqiptarëve.
Problemi i Kosovës nuk është si të gënjej Evropën dhe si ta ndihmoj Shqipëria në këtë pikë. Problemi i Kosovës, përfshi dhe Shqipërinë është si të bindin veten se “alabanofobia” që shpiku Berisha kur ishte në krizë me Perëndimin dhe toeria e tij”një komb, një pasaportë”, nuk është zgjidhje, dhe as një alibi për dështimin e tyre në rrugën drejt Evropës. Është thjeshtë një sinjal që nuk i kemi punët mirë me Perëndimin. Rruga e Kosovës për në Evropë nuk kalon nga Shqipëria. Rruga e Kosovës për në Shqipëri kalon nga Evropa. Kjo nuk duhet harruar!
Diskutime rreth kësaj post