Pas tensionit të javës së kaluar, kur deputetët e PD-së bllokuan për orë të tëra foltoren e kuvendit, edhe seanca e kësaj të enjteje ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate në lidhje me rregulloren e Kuvendit, pasi deputeti Vangjel Dule kërkoi që sot mos miratohej pr/vendimi për pakicat.
Ruçi hodhi me votë propozimin e Dules, duke e rrëzuar ate.
Kryetari i PDs-së, Lulzim Basha i kujtoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, seancën e javës së kaluar dhe i bëri thirrje “të mos i vërë kazmën Parlamentit”.
“Ti nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Mësoje këtë, nuk e ke këtë pushtet, s’ta ka dhënë njeri këtë. As nuk mund ta marrësh, nuk mund ta uzurposh, zbatoje rregulloren! Mos i vër kazmën punimeve të parlamentit si javën e kaluar. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, se s’doni të përballeni, por po të them edhe një herë mos i vër kazmën parlamentit, zbato rregulloren! Rregullorja ka disa parashikime se si veprohet për futjen e ligjeve në parlament.”
Basha tha se mazhoranca po përpiqej të shmangte vëmendjen nga çështjet e rëndësishme me anë të trukeve për të shtyrë debatet.
“Marr mundimin të ta them këtë për dy arsye, e para sepse nuk dua që seanca e sotme të degjenerojë si seanca e kaluar për shkak të ndërhyrjes tënde. Dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekjeje sistematike për të devijuar çështje të rëndësishme të aktualitetit me anë të këtyre trukeve.”
Debati në Kuvend
Dule: Përfshirja në rendin e ditës të projektligjit për pakicat nuk përmbush kriteret ligjore. Raporti për projektligjin duhet të ishte dorëzuar tre ditë para seancës së sotme, raporti u dorëzua dje në orën 11:00. Jemi në shkelje të rregullores, nuk e di nëse arsyeja është në vetëdije.
Komisioni për çështjen
Raporti është dorëzuar ditën e martë, sipas rregullores
Ruçi: Miratimi në parim në kryer ditën e martë. Nuk shikoj ndonjë shkelje të rregullores.
Halimi: Nëse keni një vendim, merreni rregulloren lexojeni dhe rrëzojeni me argument
Ruçi: Për të sqaruar edhe Dulen për nenin 32/38, keni parasysh edhe nenin 70. Raporti i komisionit dhe mendimet e komisioneve të tjera, shumëzohen dhe shpërndahen të paktën 2 ditë para shqyrtimit në seancë. Pra përderisa kemi të bëjmë me ditën e martë, sot është e enjte, është konform nenit.
Ruçi: Dule kërkon që të mos shqyrtohet sot. Ka një mendim pro, një kundër, e hedhim në votim. A jeni dakord që ligji të dalë jashtë rendit të ditës.
Basha kërkon fjalën
Ruçi: Për këtë cështje mbaroi diskutimi. Atëherë qëndron në rendin e ditës.
Basha: Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd në qesharak, tragjik. Të votojë pro ose kundër, kur rregullorja e përcakton. Duhet të zbatosh rregulloren dhe jo ta amendosh. Kjo është fatkqeësi për vendin dhe për këta që vetëm ngrenë dorën. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Zbato rregulloren, ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, por mos i vendos kazmën parlamentit. Ka disa parashikime si vijohet. Unë nuk marr asnjë pozicion për propozimin e Dules, por respekto procedurën. Mblidh institucionet Këshillin e Rregullores. Nuk dua që edhe kjo seancë të degjeneroi si herën e kaluar dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekje për të devijuar debatin.
Ruçi: Jam i detyruar të sqaroj Bashën për hedhjen në votim të propozimit të Dules. Kam respektuar rregulloren
Dule: Pse ky ligj mbrohet nga Ministria e Jashtme dhe jo nga e Drejtësisë apo e Brendshme?
***
Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të diskutohet sot në Parlament.
Ky projektvendim i bë shkak i tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e javës së kaluar.
Opozita ishte përgatitur për ta debatuar por mazhoranca e shtyu me një javë debatin.
Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë.
Por, bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e PD Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post