Trajneri i Skëndërbeut Ilir Daja, ka folur në konferencën për shtyp për duelin e nesërm kundër Lait.
Tekniku i bardhekuqëve u shpreh se kjo pauzë ka qenë positive për ekipin e tij, ndërsa theksoi se ndaj Laçit ekipi duhet të tregohet i vemendshëm pasi është një skuadër e rrezikshme.
“Pushimin e kishim të nevojshëm, por tani duhet të kapim ritmin e katër javëve të para, ku kemi qenë mirë në performancë dhe rezultat. Kemi shënuar dhe kemi marrë vetëm një gol. Duhet përqendrim, sepse Laçi bën mirë ndaj pretendentëve. Dy të tretat e pikëve janë me skuadra që nuk janë rivalë për titull, ndaj duhet kujdes. E kemi studiuar kundërshtarin dhe fokusohemi te ndeshja e radhës.
Sot kemi bërë edhe një seancë video për Laçin dhe e kemi të qartë gjithçka. Lojtarët duhet të jenë të motivuar maksimalisht. Mendojmë vetëm për Laçin, sepse çdo shpërqendrim është në dëm të ndeshjes së nesërme. Jemi mësuar me ngjeshjen e ndeshjeve. Nuk do ta bëjmë ndeshjen të vështirë. Thjesht të kapim ritmin që kishim, sepse kemi 3 pikë më shumë nga vendi i dytë, por duhet ta thellojmë diferencën”, tha Daja.
Diskutime rreth kësaj post