Grabitet shtëpia e nënës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, ku grabitësit kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Denoncimi për ngjarjen është bërë nga nëna e ministrit, L.Gjiknuri 67 vjeçe.
Grabitja ka ndodhur në rrugën “Maliq Muça” në kryeqytet, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri.
Nga ana e policisë pas sinjalizimit për ngjarjen vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë po bëhet këqyrja e kamerave të biznesit për të identifikuar personat që kanë hyrë në ato orë në pallatin ku ndodhi grabitja.
Diskutime rreth kësaj post