Dashi
Do jenë të shumtë planetët që do e mbrojnë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do kaloni momente shumë të bukura dhe emocionuese me atë që keni në krah. Beqarët do kenë takime të shumta dhe për shkak të gëzimit të madh mund të bëjnë gabime. Kujdes! Plutoni do iu ndihmojë të kryeni transaksione të rëndësishme financiare.
Demi
Klima në çift do jetë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do tregoheni më optimistë mbi të ardhmen. Beqarëve do iu rëndojë pa masë vetmia, por duhet të durojnë edhe pak. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë për ju. Në planin financiar do iu ndihmojnë disa të afërm dhe do arrini ta stabilizoni këtë sektor.
Binjakët
Dielli do e bëjë edhe më të bukur sot jetën tuaj në çift. Nëse keni kohë që jeni bashkë do filloni të flisni edhe për disa tema serioze që lidhen me të ardhmen tuaj. Beqarët do kenë një takim të papritur, por mjaft të bukur. Për shkak të disa shpenzimeve të nevojshme, por të paparashikuara, financat do jenë paska delikate.
Gaforrja
Pas një periudhe të turbullt për jetën tuaj në çift, sot gjërat do fillojnë të qartësohen. Do jeni më të hapur dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah. Për beqarët do jetë ditë e ndërlikuar. Më mirë mos hidhni hapa të nxituara. Në planin financiar reflektoni mirë para se të kryeni investime të mëdha.
Luani
Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës sot jetën tuaj në çift. Do komunikoni më tepër me njeri-tjetrin dhe do i shihni gjërat me optimizëm. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa të binin nën sharmin e një personi të veçantë. Mos kini frikë të krijoni një lidhje. Për sa iu përket të ardhurave, do vijnë duke u përmirësuar.
Virgjëresha
Pas një periudhe të vështirë që keni kaluar në çift, sot duket se gjërat do fillojnë të përmirësohen. Do i keni idetë e qarta se çfarë doni të bëni në të ardhmen. Për beqarët nuk pritet as ndryshimi më i vogël në jetën sentimentale. Bëni durim. Perspektivat në sektorin e financave do jenë goxha të mira.
Peshorja
Për ju që jeni në çift ka ardhur koha të merrni një vendim të rëndësishëm sot. Venusi do iu qëndrojnë gjatë gjithë kohës pranë dhe do iu ndihmojë të jeni më të kthjellët në mendime. Beqarët duhet të marrin kurajën dhe t’ia shprehin ndjenjat atij që pëlqejnë. Në planin financiar do jetë një rrëmujë e vërtetë.
Akrepi
Nëse jeni në çift, do kaloni një ditë të mbushur me dyshime. Edhe pse nuk do doni t’i besoni ato që thuhen mbi partnerin/en tuaj, nuk mund të mos i mendoni. Beqarët nuk do dëshirojnë të krijojnë lidhje mediokre dhe sërish do qëndrojnë vetëm. Perspektivat financiare do jenë të mira gjatë kësaj dite.
Shigjetari
Edhe ju do keni mjaft kontradikta me partnerin/en tuaj sot. Pranojini idetë e tjetrit dhe mos kërkoni me çdo kusht ta ndryshoni atë që keni në krah. Beqarët më mirë të mos fillojnë asnjë histori dashurie apo aventure sot sepse ka rrezik të zhgënjehen. Në planin financiar duhet të ulni shpenzimet dhe të tregoheni më të organizuar.
Bricjapi
Ditë jo e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Secili do mendojë më shumë për të mirën vetjake dhe mund ta lëndojë tjetrin. Kujdes, në një lidhje gjithçka duhet bërë me bashkëpunim. Beqarët do e kenë gjatë gjithë kohës mendjen tek gjetja e partnerit/es ideal, por as sot mundësitë nuk do jenë të mira. Në planin financiar do jetë ditë me fat.
Ujori
Ndikimi i planetëve do jetë shumë i madh sot në jetën tuaj në çift. Mirë do ishte të mos e tepronit me kritikat ndaj tij dhe të mos joshnit me sy dikë tjetër. Beqarët do kërkojnë më shumë pasion sesa një lidhje të qetë. Këtë mund ta merrni edhe nga aventurat. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara.
Peshqit
Disa probleme të hershme do dalin sërish në drite sot dhe do keni mosmarrëveshje të mëdha me partnerin/en. Ka ardhur koha të rivendosni dialogun dhe të bëni pak më shumë lëshime. Beqarët do ndihmohen nga yjet në planin sentimental. Mërkuri do iu shtyjë të ndërtoni një program strikt në planin financiar. Vetëm kështu do e përmirësoni buxhetin.
Diskutime rreth kësaj post