Plas sherri mes dy zonjave deputete në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24. Të ftuara në studion e Eni Vasilit, Grida Duma e PD-së është revoltuar me deputeten socialiste Elisa Spiropali, teksa diskutonin për seancën e kaluar të Kuvendit, kur kryedemokrati Lulzim Basha dhe disa deputetë të tjerë pushtuan foltoren e Kuvendit.
Ndërsa Spiropali deklaroi se deputetët bënë një sjellje si në “kafen e fshatit”, Duma u revoltua duke iu përgjigjur ashpër, Spiropalit.
Duma: Është e paprecedent që kur kërkon fjalën lideri i opozitës të mos i jepet. Kjo mazhorancë nuk ka asnjë të drejtë të thotë unë do shpik sistemin.
Spiropali: Sa herë ndjehet i rrezikuar Lulzim Basha vjen në Kuvend e bën të fortin si në një klub fshati, me disa burra, ndërsa gratë rrinë në periferi. S’ka rëndësi a ka procedurë, kohë, debat. Edhe LSI u kap e papërgatitur, këta gjetën rastin dhe pushtuan Kuvendin.
Duma: Më kujtohet kur kemi qenë në pushtet e kam pasur edhe në studion tënde s’ka qënë as deputete asgjë dhe s’kam guxuar t’i them as këta, as humbësit, as kafja e fshatit.
Spiropali: Ne s’kemi komplekse
Duma: Nuk të ndërpreva, më lër të flas. Ta mbyllim njëherë e mirë këtë debat. Ti ke ardhur në pushtet me votat e PS dhe votuesit e tu. Unë jam votuar me aq vota sa ty. Diskutimi këtu mbyllet, boll keni folur me bla bla bla, ne jemi më të mirët, ne jemi më të bukurit, boll. Ju keni deputetë që s’dinë as shkrim as këndim.
Diskutime rreth kësaj post