Kryeministri Edi Rama ndaloi pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, në kuadër të takimeve me qytetarët për atë që ai e quan “bashkëqeverisje me qytetarët”. Gjatë bashkëbisedimit për buxhetin e vitit 2018, nuk munguan dhe ankesat e qytetarëve. Një prej tyre i parashtroi kryeministrit problemin e banorëve të romëve, që sipas tij, prej 20 vitesh kanë bërë të gjitha procedurat e legalizimit dhe nuk e kanë marrë akoma.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ramës, i cili urdhëroi t’i kalojë mikrofoni drejtorit të ALUIZNI-t Lezhë për të dhënë sqarim mbi situatën. Ky i fundit tha se është komanduar dy javët e fundit dhe deri tani vetëm një rast ka pasur nga komuniteti rom. Ndërkohë, i pari i qeverisë i ndërpreu fjalën, duke e urdhëruar të zgjidhë menjëherë problemin e të gjithë qytetarëve, qofshin ato romë apo të tjerë.
Qytetari: Ka 20 vite që romët i kanë bërë të gjitha procedurat e legalizimit, dhe nuk kanë marrë legalizimin
Rama: Jepja mikrofonin shpejt, si është puna?
Drejtori: Unë jam komanduar dy javët e fundit, vetëm një rast të evidentuar nga komuniteti rom kam pasur dhe i kam dhënë fjalën që do ketë zgjidhje.
Rama: Pas takimit, do vendosësh kontaktin dhe me familjarët tjerë. Qofshin romë apo qytetarë tjerë, s’ka dallime, duhet të zgjidhni problemet e tyre.
Drejtori: Të shtoj diçka tjetër të lutem
Rama: Jo faleminderit
Diskutime rreth kësaj post