Është tashmë i ditur fati që yjet arrijnë të ndikojnë në çdo pikëpamje në jetën tonë, në personalitet, madje edhe në fantazitë tona seksuale. Por janë të pakta ata që e dinë se muaji ë të cilin kemi lindur, mund të ketë lidhje me jetën tonë seksuale.
Ka nga ata që janë pasionant por nuk duan lidhje romantike, ka nga ata që duan ta njohin mirë partnerin para se ta lënë veten të lirë dhe ka nga ata që janë shumë kurioz në shtrat. Më poshtë gjeni se çfarë pëlqen në shtrat çdo shenjë e horoskopit.
Demi
Është i guximshëm dhe pa limite në shtrat. Të bësh dashuri me këtë shenjë do të thotë ta lësh veten të lirë nga pasioni më i shfrenuar. Meshkujt janë të guximshëm, kurse femrat janë të pavarura dhe e dinë mirë çfarë duan.
Demi
Është shumë besnik dhe konservator, dhe në krevat ka autokontroll gjë që e pengon që ta lërë veten të lirë plotësisht. Më shumë se aventura seksuale, kërkon histori serioze dhe të qëndrueshme. Brenda vetes fshehin një shpirt të brishtë.
Binjakët
Binjakët janë kuriozë, me fantazi dhe duan të provojnë çdo eksperiencë kur bie fjala tek seksi. Por janë të pavendosur dhe në krevat guxojnë vetëm kur janë të frymëzuar.
Gaforrja
Gaforret janë më romantikët e zodiakut, dhe kur shkojnë në shtrat me një person do të thotë se i besojnë 100%. Në të gjitha rastet e tjera është i ndrojtur dhe i rezervuar si dhe është i veshur me mister, gjë që e bën mjaft tërheqës.
Luani
Luani është shumë kërkues edhe në zgjedhjen e partnerit seksual. Kur shkon në shtrat me të, vihet re direkt shpirti pasionant, edhe pse nuk pëlqen të dashurohet dhe të lidhet.
Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë racionale, që mendohet pafundësisht herë, para se ta lërë veten të lirë në një aventurë seksuale. Eksitohet më shumë nga fjalët dhe diskutimet intelektuale.
Peshorja
Peshorja është një shenjë shumë sensuale, por në seks është në kërkim të perfeksionit. Kur shkohet në shtrat me këtë shenjë, duhet ndjerë me fat, eksperienca do jetë vërtetë e paharrueshme.
Akrepi
Akrepat janë pasionant, joshës të lindur, por në të njëjtën kohë emocional. Në shtrat pëlqen gjithçka është misterioze dhe aventurë.
Shigjetari
Duke qenë i pavarur, shigjetari ndihet i tërhequr nga njerëzit e lirë si ai, edhe në sferën seksuale. Janë shuam kuriozë në shtrat, por sapo nisin të mërziten, ikin nxitimthi.
Bricjapi
Në pamje të parë të largët dhe rezervuar, por sapo joshet, bëhet shenja më pasionante. Fsheh sensualitet të madh dhe në shtrat mund të çojë në qiell të shtatë.
Ujori
Ujori është shenja më hënore e zodiakut. Është origjinale dhe e paparashikueshme edhe në shtrat, mjafton që ti lihet hapësira e tij. Humb plotësisht kur dikush e bën kurioz. Ndërsa në rastet e tjera qëndron i largët.
Peshqit
Peshqit janë të ndjeshëm dhe romantik, por në të njëjtën kohë edhe pasionant. Kanë sensualitet të fortë dhe pëlqejnë që t’i joshin, por vetëm me partnerin e lënë veten plotësisht të lirë.
Diskutime rreth kësaj post