Policia e Shtetit bën me dije se mbrëmjen e djeshme, pas një ndjekje të gjatë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi.
Blutë e Shteti sqarojnë se ndjekja ka nisur në ujërat territoriale shqiptare dhe ka zgjatur për disa orë, ku në bashkëpunim në kohë reale me Policinë italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX.
Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet, 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.
Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtësi kane dale ne breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar. Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin.
Diskutime rreth kësaj post