Gazetari i “News 24”, Ilir Sinanaj në një status të publikuar në “Facebook” ka “sfiduar” sot kreun e LIBRA-s, Ben Blushi duke i drejtuar edhe një pyetje provokuese.
Postimi i plotë
Nga Ilir SINANAJ
Lista e Barabartë nën drejtimin e Ben Blushit solli një rigjallërim të organizuar të fuqive prodhuese dhe krijuese të punëtorëve, intelektualëve dhe sipërmarrësve të ndershëm të Shqipërisë. Lista e Barabartë është e vetmja forcë politike në Shqipëri e cila lindi drejtpërdrejtë nga qytetarët (risi në pluralizmin e Shqipërisë) dhe e cila u votua nga njerëz të bindur në parim për të qenë zotër të fuqive të tyre prodhuese dhe krijuese. Ben Blushi është i vetmi kryetar partie në Shqipëri, që ka mbështetës të bindur me vullnetin e tyre të lirë.
Kjo është forca më e madhe e lidershipit të intelektualit Ben Blushi, që nuk e ka asnjë kryetar tjetër partie aktualisht. Sepse edhe nëse një qeveri ka shumicë parlamentare, po nuk pati mbështetje popullore nuk mund të qeverisë dot dhe i trembet mbi të gjitha shpërfilljes së qytetarëve. Intelektuali Ben Blushi është i vetmi që ka integritetin dhe forcën morale për të bashkuar vullnetin e qytetarëve. Një numër i madh punëtorësh, intelektualësh dhe sipërmarrësish e mbështesin dhe janë të gatshëm ta ndjekin Ben Blushin në “Rrugën e Re”.
Tashmë është në dorën e Ben Blushit sesi e përdor këtë dhuratë të jashtëzakoshme besimi që shqiptarët i kanë bërë atij… A është Ben Blushi në lartësinë e duhur për të mbajtur mbi shpatulla këtë përgjegjësi historike? Unë besoj se po!
Diskutime rreth kësaj post