Gjoba për parkimin e gabuar nuk pyet asnjë makinë, qofshin ato edhe nga më luksozet dhe më të shtrenjtat.
Këto janë disa të fundit të cilat kanë patur fatin e keq të gjobiten dhe të dalin në profilin e kreut të bashkisë, Erion Veliajt.
Vetë Veliaj me nota humori teksa ka postuar disa foto të makinave nga më luksozet, i ka përshkruar ato edhe me një dixhiturë me nota humori.
“Mund ta kesh makinën shumë luksoze, por ta dish që po parkove keq, makinës i afrohen vetëm policat e jo ato që kishe ti në mend kur e bleve”, shkruan Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post