Mandatin e dytë në krye të qeverisë Edi Rama e ka nisur me reduktime qoftë me dikastere konkrete, por edhe me drejtori të rëndësishme e punonjës të administratës shtetërore, të cilët sipas tij ishin ‘parazitë’.
Teksa praktika e konkurseve për emërimet e drejtoreve nisi të zbatohej mandatin e parë, duket se kjo do të jetë shembull edhe për këtë mandat të dytë.
Nga mbledhja e grupit parlament që u mbajt sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ai është treguar i prerë ndaj deputetëve që të mos futen si miq për emërime të drejtorëve apo dhe punonjësve të tjerë në administratë. Kjo praktikë sipas Ramës duhet të marrë fund dhe se të gjithë duhet t’i nënshtrohen konkurseve.
“Harrojini emërimet e drejtorëve. Do te jenë me konkurs. Na propozoni emra, por po fitoi ndonjë tjetër më i mire, mos më hyni mik. Rekrutojini me parti pasi të bëhen drejtorë pas konkursit”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve të majtë.
Por një çështje tjetër e diskutimeve ka qenë edhe ajo e Reformës Zgjedhore, për të cilin kreu i ekzekutivit ka kërkuar një debat konstruktiv seancën e së enjtes, ku opozita në fakt është përgatitur për një debat të gjatë pas asaj çfarë ndodhi seancën e fundit ku u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit edhe kreu i tyre.
Diskutime rreth kësaj post