Aksioni i ARRSH-së dhe IKMT-së është ndalur këtë mëngjes në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, ku kreu i ARRSH Afrim Qendro tha se do të ketë ndjekje penale për ata që i rivendosin tabelat në rrugë.
“Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare”, paralajmëroi Qendro.
ARRSH dhe IKMT po vazhdojnë evidentimin e situatës në akset e tjera Tiranë-Hani i Hotit; Tiranë-Vlorë; Tiranë- Kapshticë, Levan-kakavijë dhe Vlorë-Sarandë-Jorgucat. Në këto akse do të ndërhyhet në javët e ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post