Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në një firmë private ndërtimi, nga punonjës të saj.
Vjedhjet e karburantit në firmat private është kthyer në modë, ashtu sikurse edhe arrestimet nga ana e policisë nuk bëjnë dallime për raste të tilla.
Rasti më i fundit ka ndodhur në një firmë private në Korccë, ku Policia arreston në flagrancë dy punonjësit e saj ku njëri prej të cilëve kishte kryer vjedhjen, ndërsa tjetri u kap duke e transportuar këtë sasi.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve
• Aleksandër Shkëmbi, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë dhe
• Julian Muçollari, 25 vjeç, banues në fshatin Poçestë, (të dy punonjës në një firmë private ndërtimi).
Më datë 07.10.2017, në Maliq, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Julian Muçollari, duke transportuar me mjetin e tij kamionçinë tip “Ford”, një sasi karburanti prej rreth 280 litra (naftë), e cila rezulton se është vjedhur tek firma private nga shtetasi Aleksandër Shkëmbi.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Julian Muçollari, duke patur dijeni për faktin e mësipërm, ia ka blerë sasinë e naftës shtetasit Aleksandër Shkëmbi.
Nga ana e Policisë, po kryhen hetime nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si edhe po punohet për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post